Kapiteni i Napolit akoma nuk ka rinovuar kontratën me skuadrën e tij dhe një gjë e tillë duket e planifikuar pasi largimi i tij duket shumë i mundur të ndodhë.
Gjatë ditës së djeshme, agjenti i tij Vincenzo Pisacane ishte në Milano ku zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Rossonerëve ku diskutuan rreth një transferimi të mundshëm të Lorenzo Insignes.
Sky Sport raportoi që ky takim ishte shumë i frytshëm për dhe javëve të ardhshme priten të merren hapa konkret në këtë drejtim.
Arsyeja e dëshirës për tu larguar është që me një rinovim tjetër atëherë presidenti De Laurentiis do të kërkojë uljen e pagës së tij 5 milionë euroshe, ofertë të cilën nuk e ka ndërmend ta pranojë italiani.