Ish ylli i Interit rikthehet në Serie A!

Prej sezonit të ardhshëm një ish Neroazzur do të rikthehet në Serie A.

Bëhet fjalë për Marko Arnautovic i cili kësaj rradhe do të jetë pjesë e skuadrës së Bolognas.

Me një kontratë që skadon në 2022 me Shanghai SIPG, sulmuesi austriak është më pranë se kurrë rikthimit në Apenine.

Gazzetta dello Sport raporton që ai është lodhur me futbollin në Kinë dhe kërkon të rikthehet në nivelet më të larta.

Tek Bologna ai do të jetë nën drejtimin e Sinisa Mihajlovic i cili po e kërkon me ngulm transferimin e tij gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here