Milan mposht Parman dhe blindon vendin e dytë

Milan ka mundur 3-1 Parma-n në javën e 30-të të Serisë A dhe ka ngushtuar përkohësisht në tetë pikë diferencat e Inter-in.

Kuqezinjë kanë zhbllokuar ndeshjen pas 8 minutash me Rebic dhe kanë dyfishuar në të 44-ën me Kessie.

Në fillimin e pjesës së dytë ka ardhur kartoni i kuq i papritur i Zlatan Ibrahimovic, i ndjekur nga goli i Gagliolo (66′), por në minutën e 94-t ka ardhur goli i Leao-s me kundërsulm që ka mbyllur ndeshjen.

Zlatan Ibrahimovic ka marrë kartonin e tij të kuq të tetë në pesë kampionatet kryesore të Europës, i pari në Serinë A nga shkurti i 2012-ës kundër Napoli-t.

Franck Kessi është mesfushori i parë i Milan-it në gjendje të shënojë 10 ose më shumë gola në 30 ndeshjet e para në një sezon të Serisë A që nga Kaka në 2008/09.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here