Lamela në Serie A por jo tek Napoli!

Erik Lamela këtë verë do të largohet nga Tottenam dhe destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Italia.

Deri më tani vetëm Napoli ishte e interesuar për shërbimet e tij por tashmë në garë ka hyrë edhe Milan e cila kërkon blerjen e tij këtë verë, raporton Calcio Mercato.

Ish ylli i Romës është vetë  i interesuar për një rikthim në Serie A dhe tashmë interesimi për argjentinasin dita ditës po vjen duke u rritur.

Spurs akoma nuk i kanë caktuar një çmim kartonit të tij mirëpo mendohet se nuk do të jetë ndonjë shifër e lartë duke marrë parasysh faktin që ai nuk bën pjesë më në planet e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here