Simeone godet dy herë në Itali, ‘rrëmben’ yjet e Inter dhe Juventusit!

Diego Simeone ka kthyer sytë kah Italia për të përforcuar skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Duket se Alvaro Morata mund të rikthehet tek Los Colchoneros pas vetëm një viti të kaluar tek Zonja e Vjetër kur verën e kaluar u transferua për një shifër prej 10 milionë eurosh në formë huazimi dhe 35 milionë të tjera nëse kërkohet blerja përfundimtare e tij.

Mirëpo ky nuk është emri i vetëm që Simeone ka si objektiv pasi është në bisedime edhe me Nicolo Rovellan i cili aktualisht është tek Genoa por nën pronësinë e Juventusit.

Rovella shihet si njëri prej emrave që premtojnë më së shumti në të ardhmen dhe shitja e tij do të ishte një humbje e madhe për Juventusin mirëpo kriza ekonomike i ka vënë në pozitë të vështirë Biankonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here