Katër gola brenda 12 minutash për të ngritur trofeun e 31-të në Copa del Rey në histori. Barcelona triumfon në Sevilja dhe shkatërron Athletic Bilbao në pjesën e dytë.
Skuadra baske rezistoi vetëm 60 minuta, pasi aty nisi më pas spektakli blaugrana. Në katedër u ngjit De Jong me asist (për Griezmann) dhe gol personal me kokë…
Më pas, skenën e mori Messi, duke shënuar gjithashtu dy gola brenda 4 minutash me asist të De Jong dhe Alba.
Katalanasit shënuan edhe të pestin por arbitri anuloi. Mjafton pokeri për trofeun e 31-të në Copa del Rey.
Katalanasit nuk e fitonin prej vitit 2018…
Sakaq, Leo Messi ka shënuar për 13 sezone radhazi plus 30 gola me Barcelona!!! THJESHT ÇMENDURI