Gjithçka në kaos: PSG transferon yllin e Milanit!

Skuadra e Stefano Piolit gjendet në një pozitë të vështirë sa i përket situatës me Hakan Calhanoglun për rinovimin e kontratës për shkak se ky i fundit ka ndalur bisedimet.

Kjo për faktin që tashmë në lojë për shërbimet e mesfushorit turk ka hyrë në lojë edhe Paris Saint Germain e cila ka arkën e mbushur dhe është e gatshme për ti plotësuar dëshirat atij.

Ai aktualisht paguhet 2.5 milionë euro në sezon ndërkohë që Milan i ka ofruar një kontratë të re 4 vjeçare me një pagë prej 4 milionë euro mirëpo agjenti i tij insiston për 5 milionë në sezon.

Tashmë negociatat janë bllokuar ndërkohë që PSG është duke qëndruar e gatshme për të përfituar nga kjo situatë për shkak se situata financiare ja lejon ofrimin e një page të majme për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here