Siç raporton Il Resto del Carlino, edhe skuadra e Arsenalit tashmë ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Sassuolos, Manuel Locatelli.
Mesfushori i talentuar është duke tërhequr vëmendje nga shumë skuadra të mëdha europiane ku deri më tani ka qenë i lidhur me emrat e Juventusit dhe Manchester City.
Sassuolo është e vetëdijshme që pas kësaj vere do ta ketë të vështirë ta mbajë atë në skuadër mirëpo do kërkojë të sigurojë një shifër të majme nga shitja e tij.