Inter është akoma e vendosur për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, raporton kështu Calcio Mercato.
Neroazzurët tentuan transferimin e boshnjakut gjatë muajit janar mirëpo dështuan sepse ai vendosi që të qëndrojë në Olimpico deri në fund të këtij sezoni.
Dzeko në qershor do të shndërrohet në një futbollist të lirë duke i hapur kështu rrugë Interit që ta çojë deri në fund këtë transferim.