Inter ndalet nga Spezia, Juventus fiton ndaj Parmës

Pas barazimit ndaj Napolit, Interi sërish nuk arrin të kthehet te fitorja dhe Spezia e ndal në rezultatin 1-1 të fiksuar që në pjesën e parë.

Një gafë e Handanovic (nuk arriti të priste një top në trajektore) dhe rrjeta e Perisic nuk ndryshojnë fatin e ndeshjes.

Edhe pse duhet thënë që Interi ishte i pafat me dy shtylla dhe dy gola të anuluar për shumë pak centimetra.

Skuadra e Contes megjithatë mban 10 pikë diferencë nga vendi i dytë kur duhen edhe 6 javë deri në fund të kampionatit.

Juventusi fiton dhe përfiton nga hapi fals i Milanit (u mund nga Sassuolo 1-2 në “San Siro”) duke iu afruar kuqezinjve tani vetëm 1 pikë larg.

Munguan golat e Ronaldos, por jo ato të mbrojtjes, që vendosi sfidën. Në fakt, pas rrjetës spektakolare të Brugman në goditje dënimi, Alex Sandro barazoi në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi me gol sërish nga braziliani dhe u luajt në një portë, teksa De Ligt shënoi edhe golin e tretë duke fiksuar shifrat në 3-1.

Ronaldo i pafat me disa tentativa për të shënuar.

Sukses për Sampdoria jashtë ndaj Crotone ashtu si për Cagliari në Udine, teksa sardët tani shohin mbijetesën.

Torino dhe Bologna ndahen në barazim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here