Sassuolo shokon Milanin, Rosonerët mposhten nga dy golat e Raspadori

Milani merr një goditje të rëndë në luftën për një vend në zonën Champions, teksa është mposhtur në shtëpi me shifrat 1-2 ndaj Sassuolos.

Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli u shpërbë në pjesën e dytë brenda 6 minutash, duke pësuar 2 gola dhe duke humbur ndeshjen.

Sfida nisi më mirë për Milanin, që në minutën e 30’ gjeti edhe golin e avantazhit 1-0. Një gol mjaft i bukur i Hakan Calhanoglu e çoi në pushim ekipin kuqezi me avantazh të rëndësishëm. Pjesa e dytë ishte ndryshe nga e para, me Sassuolon që provoi të guxonte më shumë.

Ekipi i De Zerbit u hodh i gjithi në sulm në 20 minutat e fundit të ndeshjes dhe këmbëngulja u shpërblye. Heroi i miqve ishte Raspadori. Talenti italian shënoi 2 herë brenda 6 minutave, duke shtangur Milanin.

Fillimisht në minutën e 77’, Raspadori shënoi pas një pasimi të Toljan, ndërsa 6 minuta më vonë, pasi shmangu Tomorin, ndëshkoi Donnarummën me një goditje perfekte. Milani u përpoq të ringrihej në fund, por pa rezultat, me ndeshjen që u mbyll 1-2.

Humbje e rëndë për kuqezinjtë, që tani janë në presion të madh për një vend në zonën Champions. Atalanta është 2 pikë pas, ndërsa Juventus 4 pikë. Napoli i vendit të pestë është 6 pikë larg, por në rast fitoreje, atëherë diferenca do të shkojë vetëm 3 pikë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here