Dusan Vlahovic do të krijojë njërën nga surprizat e mëdha në merkaton e kësaj vere pasi siç po shkojnë gjërat as Interi e Milan nuk do të jenë në gjendje për transferimin e tij.
Kjo për shkak se Roma është duke punuar fuqishëm për transferimin e sulmuesit serb i cili këtë verë me shumë mundësi do të largohet nga Firence.
21 vjeçari ka një vlerë prej 50 milionë eurosh dhe këtë shumë Giallorossët janë shprehur të gatshëm ta paguajnë ndërkohë që Milan dhe Inter kanë ngurruar deri më tani për një gjë të tillë.
Vlahovic ka një kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2023 ndërkohë që këtë sezon në 34 ndeshje ka arritur që të shënojë 16 gola në Serie A.