Superliga ka dështuar, të paktën për momentin. Ideja e Florentino Perez dhe Andrea Agnelli-t nuk ka funskionuar.
Megjithatë, mbrapa hipotezës për krijimin e një kompeticioni për pak të zgjedhur duket se janë vite e vite reflektime dhe mendime të udhëhequra nga një personazh që s’ka pak që ka dalë mnga skena e futbollit ndërkombëtar, ish-presidenti i Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu.
Sipas Gazzetta dello Sport, në fakt, ish-numri një i katalanasve ka qenë mes të parëve që ka hedhur hipotezën e një kompeticioni të tillë.
Nëse tani duket se dy liderët kryesorë janë Florentino Perez dhe Andrea Agnelli, ka qenë pikërisht Bartomeu që ka menduar për një Superligë. Prestigjiozja italiane ka bërë të ditur se bisedimet e para kanë filluar në sezonin 2015/16, të kryesuara nga ish-presidenti blaugrana.
Deri në 2020-ën, Bartomeu ka çuar përpara çdo strategji në heshtje dhe ka informuar ambientin blaugrana vetëm në prag të daljes nga klubi.