Goditje surprizë: Henrikh Mkhtaryan te gjiganti italian

Henrikh Mkhitaryan largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

Edhe pse 32-vjeç, Henrikh Mkhtaryan po vazhdon të luaj në nivele të larta.

Sulmuesi armen ka shënuar 11 gola këtë sezon për Romën dhe ka bërë 11 asistime në 37 ndeshje të luajtura.

Roma renditet në pozitën e shtatë në Serie A me 54 pikë, 10 më pak se Atalanta në pozitën e katërt.

Giallorosët nuk do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe Mkhitaryan dëshiron largimin nga Olimpico.

Calcio Mercato, raporton se nga kjo mundësi synon të përfitojë Interi dhe Neroaxurët do të hidhen në sulm për transferimin e tij në merkaton e verës.

Mkhitaryanit i skadon kontrata me Romën në fund të sezonit dhe armeni do t’i bashkohet Neroaxurëve me parametra zero.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here