Lajm bombastik nga Italia, Ivan Gazidis largohet nga Milani.
E përditshmja italiane Corriere dello Sport, raporton se Ivan Gazidis është pranë shkarkimit nga Milani.
Gazidis është shprehur publikisht se është pro Super Ligës Europiane dhe se pjesëmarrja e Milanit është në dobi të klubit.
Pjesmarrja e Milanit në Super Ligë ka shkaktuar reagim të ashpër te fansat e Rosonerëve dhe drejtuesit janë detyruar të tërhiqen nga ky kompeticion.
Gazidis ka vendosur që Milan t’i bashkohet Super Ligës dhe mbledhjet janë zhvilluar në fshehtësi, pa marrë mendimin e lojtarëve.
Për Super Ligën nuk ka qenë i njoftuar as Paolo Maldini dhe tani lojtarët kanë kërkuar shkarkimin e Gazidis.
Corriere dello Sport, shkruan se Maldini është kandidati kryesorë për ta marrë pozitën e Gazidis.