Edhe pse janë duke marshuar sigurt drejt titullit të Serie A, pozita e Antonio Contes tek Inter për sezonin e ardhshëm akoma nuk është e sigurt.
Ai deklaroi që për të qenë i sigurt që do të qëndrojë tek kjo skuadër atëherë i duhet një projekt i qartë nga Steven Zhang, deklaratë kjo që trembë fansat zikaltër.
Në fund të sezonit është parashikuar një takim në mes të Contes dhe Zhang dhe nga kjo mbledhje pritet që të qartësohet gjithçka.