Milan ka gjetur zgjidhjen për sulmin në Serie A.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe objektivi kryesor i Milanit është transferimi i një qendër sulmuesi.
Rosonerët janë në kërkim të pasuesit të Zlatan Ibrahimovic dhe disa sulmues janë përmendur për një transferim në San Siro.
Emrat e Belottit dhe Scamaccas kanë qarkulluar në mediat sportive për një kohë të gjatë, ndërsa tani Maldini ka gjetur një kandidat të ri për vijën e sulmit.
Calcio Mercato, raporton se Milan ka gjetur zgjidhjen për sulmin në Serie A te Cagliari.
Bëhet fjalë për Joao Pedron, i cili po bën një sezon të mirë. Pedro ka luajtur 35 ndeshje këtë sezon me Cagliarin dhe ka shënuar 14 gola.
Braziliani ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2023, mirëpo klubi është pranë rënies në Serie B dhe Milan mund ta transferojë 29-vjeçarin për një shifër prej 7-8 milionë eurove.