Fonseca drejt shkarkimit!

Paulo Fonseca është duke kaluar muajt e fundit si trajneri i skuadrës së Romës.

Portugezi nuk ka arritur që ta dërgojë skuadrën italiane në top 4 të Serie A duke dështuar kualifikimin në Champions League, që do i kushtojë me pushim nga puna këtë verë.

Mediat italiane tashmë kanë filluar menjëherë të përmendin emrat që mund ta pasojnë Fonsecan dhe dy prej tyre duken favoritë absolut.

Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin dhe Maurizio Sarrin ku njëri prej tyre sipas të gjitha mundësive do të marrë drejtimin e stolit të Giallorossëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here