Jose Mourinho mund të rikthehet përsëri në Serie A dhe pikërisht tek Interi në qoftë se Antonio Conte do të largohet nga Neroazzurët këtë verë, raporton Calciomercato.
Portugezi është aktualisht pa skuadër për shkak se u shkarkua ditë më parë nga drejtuesit e Tottenham për shkak të rezultateve të dobëta.
Conte është shumë pranë triumfit në Serie A por për shkak të marrëdhënieve jo të mira me drejtuesit e skuadrës mund të largohet gjatë kësaj vere.