Stefano Pioli pranë shkarkimit nga Milani.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli mund të largohet nga San Siro në fund të sezonit në rast se Rosonerët nuk kualifikohen në Champions League.
Milan renditet në pozitën e pestë në Serie A me 66 pikë, aq sa Juventus dhe Napoli.
Rosonerët ishin në krye të Serie A për 22 xhiro, mirëpo tani gjenden në një krizë rezultatesh dhe rrezikojnë të mos kualifikohen në Champions.
Drejtuesit e Milanit nuk do ta tolerojnë këtë dështim dhe kanë vendosur që ta shkarkojnë Piolin nëse nuk kualifikohen në Champions.
Mediat italiane raportojnë se Rosonerët madje kanë gjetur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për Ivan Juric.
Trajneri kroat po bën një punë të shkëlqyeshme te Verona dhe Rosonerët e shohin si njeriun e duhur për t’ia besuar drejtimin e skuadrës.