Alessio Romagnoli është tashmë i gatshëm që pas dy muajsh të rikthehet si titullar me fanelën e skuadrës së Milan.
Problemet fizike të kapitenit tashmë i janë bashkuar edhe ato të rinovimit të kontratës që duken më të mëdha se ato të parat.
Tashmë në skenë ka dalë mundësia për një huazim të madh mes Milan dhe Juventusit ku kapiteni Rossoner mund të sakrifikohet që në Milano të zbarkojë mbrojtësi i Zonjës së Vjetër, Merih Demiral.
Mino Raiola ka kërkesa të larta për rritje page për Romagnolin dhe një gjë të tillë Milan nuk po e pranon ndërkohë që Demiral nuk është duke kaluar një periudhë të mirë tek Biankonerët dhe shkëmbimi është hedhur si hipotezë nga të dy palët.