Dhurata e parë për Conten pas Scudettos: Inter transferon yllin 60 milionësh!

Inter sot edhe zyrtarisht e ka siguruar titullin e Serie A për sezonin 2020/21.

Neroaxurët i kanë dhënë fund hegjemonisë së Juventusit pas nëntë sezoneve, ndërsa më meritori për këtë është Antonio Conte.

Njeriu i cili e nisi dominimin e Juventusit i dha fund sot dominimit nëntë vjeçar të Biankonerëve.

Mirëpo ky është vetëm fillimi, pasiqë te Inter kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe Marotta ka gati dhuratën e parë për Conten.

Calcio Mercato, raporton se goditja e parë e Interit për merkaton e verës do të jetë N’Golo Kante.

Mesfushori francez pëlqehet shumë nga Conte dhe drejtuesit janë të gatshëm që t’ia plotësojnë dëshirën.

Kante ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2023, mirëpo 30 vjeçari është i gatshëm për sfida të reja. Për të siguruar shërbimet e Kantes Inter do të paguaj 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here