Barcelona dhe Juventus kanë gati bashkëpunimin e rradhës.
Barcelona dhe Juventus njihen për marrëdhëniet e shkëlqyeshme. Blaugranët dhe Biankonerët shkëmbyen Arthur Melon dhe Miralem Pjanic merkaton e kaluar.
Tani kanë gati bashkëpunimin e rradhës. Juventus është i interesuar për mesfushorin e Riqui Puig dhe Paratici madje ka gati ofertën.
Zonja e Vjetër është e gatshme tia ofrojë Barcelonës kartonin e Adrien Rabiot ose Rodrigo Bentancur në këmbim të Puig.
Puig nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe te Barcelona janë të hapur për këtë shkëmbim.
Calcio Mercato, raporton se bisedimet do të fillojnë pas përfundimit të sezonit dhe gjithçka do të varet nga qëndrimi i Koeman në Camp Nou.