Me ardhjen e Jose Mourinhos tek skuadra e Romës shumë gjëra do të marrin kahje të kundërt.
Njëra ndër to është edhe çështja e Edin Dzekos i cili pritej të largohet këtë verë nga kjo skuadër mirëpo me ardhjen e portugezit ai mund të qëndrojë në Olimpico.
Inter po bëhej gati që këtë verë ta transferonte në Milano bomberin boshnjak.
Përkundër pagës së majme prej 7.5 milionë eurosh ai do të qëndrojë akoma në kryeqytetin italian dhe portugezi ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që ai të ‘blindohet’ me një kontratë të re.