Situatë e trubullt tek Barcelona, Busquets dhe Alba drejt Italisë!

Revolucion i madh tek Barcelona.

Procesi i rinovimeve tek Barcelona mund të shohë Sergi Busquets dhe Jordi Alban të mbesin pa një kontratë të re dhe Juventusi tashmë është duke pritur tek dera.

El Chiringuito raporton që Juan Laporta ka vendosur ta nxjerrë në shitje këtë dyshe për shkak të pagës së tyre të lartë.

Agnelli është veçanërisht i interesuar për Busquets i cili nuk është se ka qenë i pazëvëndësueshëm këtë sezon tek skuadra e Koeman.

Nga ana tjetër Alba ka zhvilluar 45 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe asistuar plot 15 herë, shifra këto që shpjegojnë më së miri interesimin e Zonjës së Vjetër e cila tashmë ka mundësinë e artë për blerjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here