Me ardhjen e Jose Mourinhos tek Roma pritet që të ndodhin disa largime të bujshme gjatë kësaj vere.
Njëri prej tyre pritet që të jetë armeniani Henrikh Mkhitaryan i cili nuk është në planet e Special One, fakt ky që dihet prej periudhës kur ai ishte tek Manchester United.
Inter po bëhet gati për të bërë një lëvizje për ta transferuar atë nga kryeqyteti italian në Milano.
Ky transferim pritet të ndodhë me parametra 0 për shkak se kontrata e tij skadon këtë verë dhe rinovimi nuk është duke u marrë në konsideratë.