Nemanja Matic pritet që këtë verë të largohet nga Manchester United për tu renditur përsëri nën urdhërat e Jose Mourinhos mirëpo kësaj rradhe tek Roma.
Mediat italiane raportojnë që mesfushori serb do të jetë përforcimi i parë këtë verë për Jose Mourinhon.
Roma tashmë ka kontaktuar me Manchester United për të pyetur për mundësinë e transferimit të 32 vjeçarit.
Matic aktualisht ka një kontratë me Djajtë e Kuq që skadon në qershor të 2023.
Jose Mourinho prej sezonit të ardhshëm do të jetë në krye të Giallorossëve me të cilët ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare.