Roma po përgatitet për një revolucion të vërtetë gjatë kësaj vere pasi kanë vënë në stol Jose Mourinho.
Tashmë disa emra janë piketuar nga drejtuesit e klubit si objektiva në këtë merkato.
Siç raporton Corriere dello Sera, tashmë janë bërë gati disa emra për tu transferuar nga skuadra Giallorosse.
I pari pritet që të jetë David De Gea nga Manchester United dhe problemi i vetëm ka mbetur paga e tij prej 12 milionë eurosh në sezon që është e papërballueshme nga kryeqytetasit.
Emër tjetër i mundshëm është ai i Iscos nga Real Madrid i cili nuk bën pjesë më në planet e Zidane.
Ndërkohë që do tentohet edhe transferimi i Fransisco Trincaous nga Barcelona i cili këtë verë me shumë mundësi do huazohet prej katalanasve.