Stoli, Milan ka gjetur emrin e ardhshëm pas Piolit!

Pozicioni i Stefano Piolit është më i diskutuar se asnjëherë më parë gjatë këtij sezoni dhe ndeshja e të dielës në Allianz Stadium kundër Juventusit padyshim që do të jetë vendimtarja për italianin.

Në rast humbje për Piolin do të thotë pushim i menjëhershëm nga puna dhe tashmë Rossonerët kanë gjetur emrin që do e zëvëndësojë atë.

Bëhet fjalë për një emër nga Franca, gjegjësisht për trajnerin e Lille, Christophe Galtier i cili po mundohet që të fitojë titullin në Ligue 1.

Mirëpo Milan në këtë garë nuk do të jetë e vetme pasi edhe Napoli ka shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here