Juventus është shprehur e gatshme për të nxjerrë në shitje Weston McKennie në Premier League në qoftë se në drejtim të Torinos vjen një ofertë prej 30 milionë eurosh.
22 vjeçari u ble nga skuadra e Schalke për një shifër prej 23 milionë eurosh duke përfshirë këtu edhe bonuset.
Kontrata e tij aktuale me Biankonerët skadon në vitin 2025.
Sipas Calciomercato.com, McKennie është njëri prej emrave që ka gjasat më të mëdha për tu shitur këtë verë nga Biankonerët tek ndonjë skuadër e Premier League.
Juventus i ka vendosur atij një çmim prej 30 milionë eurosh.