Inter nuk do rinovojë me Vidal!

Inter nuk e ka ndërmend që të fillojë operacionin për të rinovuar kontratën me Arturo Vidal, raporton Calcio Mercato.

Kontrata e mesfushorit kilian skadon në vitin 2022 dhe Neroazzurët kanë refuzuar që ta mbajnë atë edhe për një vit shtesë për shkak të pagës së tij të lartë.

Vidal aktualisht merr 6.5 milionë euro në sezon në një periudhë që Inter po mundohet që të balancojë financat e saj për të zbutur sadopak krizën në të cilën gjenden.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here