Jose Mourinho nuk e ka marrë ende drejtimin e Romës, mirëpo ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Special One ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës dhe Friedkin nuk e ka ndërmend të kursehet.
Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e portugezit është Donny van de Beek.
Mesfushori holandez nuk bën pjesë në planet e Solskjaer dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta shesin atë.
United e transferoi 24-vjeçarin për 40 milionë euro, ndërsa Roma pritet të paguaj 30 milionë euro për kartonin e tij.