Mesfushori i skuadrës së Lille, Renato Sanchez është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, formë kjo që ka bërë që edhe interesimi për të të rritet ndjeshëm muajve të fundit.
Ish futbollisti i Bayern Munich vështirë se mund të kalojë edhe një sezon tjetër në Ligue 1 pasi kërkon një skuadër të madhe europiane për të vazhduar karierën.
Corriere dello Sport raporton që për 23 vjeçarin interesim është duke shfaqur Roma me në krye Jose Mourinhon e cila do transferimin e tij këtë verë.
Ai ka një kontratë me Lille deri në vitin 2023 mirëpo dëshira e tij është që të bashkohet me bashkëkombasin e tij Mourinhon.
Roma do shesë disa futbollistë merkaton e ardhshme dhe do ketë në dispozicion një shumë të konsiderueshme për të realizuar disa blerje të rëndësishme.