Bayern Munich ka gati planin për një shkëmbim të çmendur këtë verë me skuadrën e Interit.
Bavarezët kanë bërë gati që të sakrifikojnë njërin nga yjet e skuadrës, Leon Goretzka.
Gjermanët po planifikojnë që gjatë kësaj vere të arrijnë të marrin në gjirin e saj yllin e Interit, Achraf Hakimi.
Ky duket se është një urdhër i prerë i trajnerit në ardhje, Julian Nagelsmann i cili kërkon ta ketë nën urdhërat marokenin.
Neroazzurët duken të gatshëm për bisedime për shkak se kjo marrëveshje do i siguronte atyre një futbollist kualitativ mirëpo gjithashtu një shumë të konsiderueshme parash.
Akoma nuk është bërë e ditur shifra të cilën Neroazzurët do ta kërkojnë për të lënë Hakimin të largohet por një gjë është e sigurt, bavarezët nuk e kanë ndërmend të kursehen për të finalizuar këtë marrëveshje.