Conte e dëshiron me çdo kusht: Goditja e parë vjen nga Premier League

Antonio Conte ka piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.

Te Inter kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe Conte ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës.

Neroaxurët janë në kërkim të goditjeve low-cost, për shkak të krizës financiare. Conte ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Marcos Alonsos nga Chelsea.

Spanjolli nuk bën pjesë në planet e Tuchel dhe në fund të sezonit pritet të largohet nga Stamford Bridge edhe pse kontrata e tij me Blutë skadon në vitin 2023.

Për shërbimet e Alonsos Inter do të paguaj 10 milionë euro, shifër kjo që nuk përbën problem për financat e klubit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here