Alessio Romagnoli është i vendosur për të qëndruar tek skuadra e Milanit edhe pas këtij sezoni, raporton Calcio Mercato.
26 vjeçari e ka humbur vendin titullar në skuadrën Rossonere mirëpo është i vendosur për të vazhduar aventurën tek kjo skuadër edhe pas këtij sezoni dhe dëshiron të luftojë për një vend titullari.
Kontrata e tij skadon në vitin 2022 mirëpo edhe drejtuesit e skuadrës kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me të.