Humbja e fundit 3-0 kundër Milanit, rrezikimi i pjesëmarrjes në Champions League kanë krijuar shumë telashe brenda skuadrës së Juventusit.
Tashmë bëhet fjalë për një futbollist tjetër të Zonjës së Vjetër që po kërkon largimin këtë verë.
Bëhet fjalë për Juan Cuadradon i cili po e sheh të ardhmen e tij shumë larg Torinos.
Kolumbiani ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe nuk e ka ndërmend që të rinovojë dhe si shkak i kësaj skuadra e Everton me në krye Carlo Ancelottin ka rritur interesimin për të.
Zonja e Vjetër duket e dorëzuar në këto bisedime dhe ka shprehur gatishmërinë për ta lënë atë që të largohet për një shifër prej rreth 15 milionë eurosh.