Mbrojtësi i Tottenham, Serge Aurier është shndërruar në një objektiv për skuadrën e Milanit, raporton kështu Calcio Mercato.
Rossonerët janë shprehur të gatshëm për blerjen e 28 vjeçarit pasi Stefano Pioli ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të përforcojnë repartin e djathtë të mbrojtjes.
Kontrata e Aurier me londinezët skadon në vitin 2022 dhe këtë sezon ka zhvilluar vetëm 19 takime në Premier League.