Perez në sulm: 77 milionë euro për yllin e Interit!

Merkatoja verore dhe zërat për transferimet e parë vetëm sa po shtohen dita ditës e skuadra që do sulmohet më së shumti është pikërisht kampioni i ri i Serie A, Interi.

Florentino Perez ka rikthyer vëmendjen përsëri tek skuadra italiane por kësaj rradhe për Lautaro Martinezin i cili mund të jetë ‘kurbani’ i Suning këtë verë.

Presidenti i Los Blancos ka bërë gati një ofertë shumë tunduese që vështirë se do të refuzohet nga zikaltërit.

Real Madrid është shprehur e gatshme që të falë pagesën e mbetur për Achraf Hakimit, shifër kjo që kap vlerën 32 milionë euro.

Madrilenët kanë vendosur që në vend se ti ofrojnë shërbimet e Luka Jovic do të ofrojnë një shifër shtesë prej 35 milionë eurosh, ofertë kjo që pritet të ‘gjunjëzojë’ pronarët kinezë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here