Derbi në merkato, Marotta dhe Paratici do të duelojnë për shërbimet e futbollistit të Bayernit.
Corentin Tolisso kthehet në orbitën e Serisë A.
Sezoni i mesfushori nuk ka qenë aspak i lehtë dhe mund të vendosë të largohet nga Bayern Munich.
Ish-ylli i Lyon, i ndalur nga disa probleme fizike, ka humbur vendin e titullarit dhe kjo situatë duket se e ka bindur të ndryshojë në fund të sezonit.
Ofertat për mesfushorin nuk mungojnë.
Sipas Kicker, klubi bavarez po analizon propozimet e marra nga shumë klube të rëndësishëm, mes të cilëve janë Inter dhe Juventus.
Bayern kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij.