De Laurentiis ka gati dhuratën e parë për Gattuson nëse Napoli siguron kualifikimin në Champions.
Napoli do të përballet sot me Fiorentinën me fillim prej orës 12:30 dhe për skuadrën e Gattusos fitorja është rruga e vetme që e çon skuadrën drejt Championsit.
Gattuso sipas të gjitha gjasave do të mbetet trajner i Napoletanëve, pasiqë lojtarët kanë kërkuar qëndrimin e tij në San Paolo.
Mediat italiane raportojnë se De Laurentiis ka gati dhuratën e parë për Gattuson. Napoli synon transferimin e Stefano Sensit nga Interi.
Sensi nuk bën pjesë në planet e Contes dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin 25-vjeçarin.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Sensit Napoli do të paguaj më së paku 20 milionë euro.