Mancini nënshkruan një kontratë të re!

Roberto Mancini ka arritur marrëveshje për të nënshkruar një kontratë të re me kombëtaren e Italisë që e lidhë atë deri në vitin 2026.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina bëri të ditur që nga ana e tyre ishin të interesuar për të vazhduar bashkëpunimin dhe një gjë të tillë Mancini e pranoi pa hezitim.

Për mediat Mancini deklaroi që ndihet shumë i lumtur dhe se është shumë optimist për të ardhmen dhe projektin që ka kombëtarja italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here