Skuadra e Interit po përballet me një krizë të thellë ekonomike e cila mund të rezultojë në largime të shumta këtë verë.
Një nga të parët që pritet të largohet është kroati Ivan Perisic, raporton kështu Calcio Mercato.
Gjigantët italianë dëshirojnë ta shesin 32 vjeçarin para se kontrata e tij që aktualisht është deri në 2022 të përfundojë dhe në këtë mënyrë do largohej me parametra 0.
Kroati aktualisht paguhet 5 milionë euro në sezon dhe një shumë e tillë është e papërballueshme për një futbollist që nuk është në formacionin e parë të Contes.