Chiesa hero, Juventus mposht Atalantan dhe fiton Kupën e Italisë

    Juventusi fiton Kupën e Italisë numër 14 në histori dhe kthehet të triumfojë në këtë kompeticion pas 3 vitesh nga hera e fundit.

    Sakaq, Atalanta humbet finalen e dytë brenda 3 vitesh pasi edhe dy vite më parë ishte Lazio ajo që ia mori.

    Vendimtar lojtari më i rëndësishëm i sezonit pas Cristiano Ronaldo. Federico Chiesa është ai që me golin e tij të bukur, duke gjetur edhe asistin e Kulusevski, gjunjëzon bergamaskët në Reggio Emilia, Mapei Stadium, aty ku 800 tifozë bardhezi festuan (sot kishte 4300 në total)

    Pjesa e parë ka parë një Juventus më të mbledhur teksa goli ka ardhur nga Kulusevski pasi Atalanta u tregua e rrezikshme.

    Malinovsky barazoi rezultatin 1-1 me një tjetër aksion po aq të bukur sa goli i suedezit të Juventusit.

    Në pjesën e dytë, Chiesa goditi shtyllën, por më pas nuk fali dhe shënoi. Në fund, Atalanta e mbylli me polemika pasi Toloi doli me karton të kuq nga stoli.

    Trofeu i dytë për Pirlon si trajner në karrierë, pas Superkupës së Italisë (fituar ndaj Napolit)

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here