Juventus momentalisht gjendet në një tollovi të madhe sa i përket kontratave me futbollistët e saj dhe një numër i konsiderueshëm i tyre mund të largohen këtë verë.
Njëri prej tyre është edhe Alvaro Morata i cili aktualisht është nën pronësinë e Atletico Madrid mirëpo i huazuar tek Zonja e Vjetër.
Juventus duhet që të paguajë edhe 10 milionë euro të tjera për të rinovuar huazimin mirëpo Biankonerët po kërkojnë një shumë më të vogël.
Një gjë e tillë është e papranueshme nga Los Colchoneros dhe kjo mundësi duket e artë për skuadrën e Barcelonës e cila po kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit spanjoll.
Mundo Deportivo raporton që nëse Morata rikthehet në Madrid, ai do të jetë gati për tu bashkuar me katalanasit, skuadër të cilën e ka pëlqyer gjithmonë.