Kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19 ka prekur rëndë edhe skuadrën e Bolognas e cila po mendon shitjen e yjeve të skuadrës për të mbledhur fondet e nevojshme.
Mbrojtësi Takehiro Tomiyasu pritet që të jetë i sakrifikuari i parë nga drejtuesit e skuadrës dhe interesimi për të nuk po mungon.
Milan edhe verën e kaluar ishte e interesuar për blerjen e tij mirëpo çmimi prej 25 milionë eurosh që kërkonte Bologna e ndali këtë interesim.
Por tashmë situata ka ndryshuar pasi bolonjezët kanë ndërruar mendje dhe kanë ulur çmimin e tij.
Maldini tashmë po punon në këtë drejtim dhe këtë verë pritet arritja e një marrëveshje me vlerë rreth 18 milionë euro për transferimin e tij.