Antonio Conte dhe Jose Mourinho duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të përforcuar skuadrat e tyre këtë verë.
Bëhet fjalë për një shkëmbim që mund ti interesojë të dy palëve.
Kjo për faktin që Ivan Perisic nuk është më në planet e Antonio Contes ndërkohë që në anën tjetër është Javier Pastore tek Roma që ka qenë i anashkaluar sezonin e fundit nga skuadra Giallorosse.
Kroati do largohet nga Inter për shkak të pagës së lartë dhe Roma është e gatshme për ta marrë atë në skuadër.
Nga ana tjetër Javier Pastore paguhet aktualisht 4 milionë në sezon dhe këtë sezon kishte shumë dëmtim gjë që mund të sjellë një ulje të ndjeshme të pagës së tij.