Gennaro Gattuso tashmë ka ndërruar teren dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.
Ish mesfushori i madh i Milanit prej sezonit të ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Fiorentinës me të cilën kishte javë që po zhvillonte bisedime.
Këtë njoftim e ka bërë vetë klubi nga Firence.
Rocco Commisso bëri të ditur që marrëveshja do të hyjë në fuqi prej 1 korrikut të 2021.
Gattuso dështoi që të dërgonte Napolin në Champions League ku përfundoi në vendin e 5-të, që i kushtoi me pushim nga puna nga presidenti Aurelio De Laurentiis.