Steven Zhang ka gjetur trajnerin e ri!
Pas spekulimeve të shumta, Inter sot edhe zyrtarisht ka konfirmuar largimin e Antonio Contes nga klubi.
Inter dhe Conte kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës, ndërsa motivi kryesor për largimin e 51-vjeçarit nga Meazza është kriza financiare.
Conte ka kërkuar përforcime për sezonin e ardhshëm, ndërsa Steven Zhang nuk i ka siguruar buxhet për merkaton e verës.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Neroaxurët kanë gjetur trajnerin e ri.
Interin nga sezoni i ardhshëm do ta drejtojë Simone Inzaghi. Marrëveshja është arritur, ndërsa 45-vjeçari do të firmos kontratë dy vjeçare me pagë prej 3.5 milionë eurove në sezon.
Inzaghi është i preferuari i Zhang për shkaqe ekonomike, por edhe për skemën 3-5-2 me të cilën ka luajtur te Lazio.
Simone do ta implementojë skemën e njejtë edhe te Interi dhe nuk do të ketë ndryshim nga Conte.