Cristiano Ronaldo mbetet në Serie A!
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër.
Edhe pse ishte golashënuesi më i mirë këtë sezon, golat e portugezit nuk mjaftuan që Juventus ta mbroj titullin në Serie A.
Me rikthimin e Allegrit në stol Ronaldo i ka ditët e numëruara në Torino, ndërsa mediat italiane raportojnë se portugezi do të mbetet në Serie A.
E përditshmja italiane, La Stampa, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Roma synon transferimin e Ronaldos.
Është Jose Mourinho, ai i cili ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Ronaldos, ndërsa Friedkin është i gatshëm që tia plotësojë dëshirën.
Për shërbimet e Ronaldos Roma do të duhet të paguaj 50 milionë euro, mirëpo përfitimet ekonomike nga afrimi i portugezit do të ishin më të mëdha se kosto e transferimit.